“Ditari im”, ekspozitë personale e Gjergj Kolës

Kur artistët e mëdhenj shqiptarë jashtë vendi rikthehen në atdhe. Është ky lajtmotivi i asaj që do të ndodhë sot në orën 19:00 në Muzeun Historik Kombëtar të Tiranës. Piktori Gjergj Kola, i cili në qendër të krijimtarisë së tij ka vendosur gjithnjë qenien humane, ky mjeshtër i rrallë i penelit, i cili me dhuntinë dhe pasionin e tij për artin e bukur të pikturës ka arritur të lërë gjurmë të mëdha, vjen me një ekspozitë të tij personale. Ai ka marrë vlerësime pafund me veprat e tij në Greqi, Itali, Spanjë, SHBA, Meksikë, Norvegji, duke kulmuar me tempullin dhe ëndrrën e çdo artisti botër, në Muzeun e Luvrit në Francë. Sot Kola shpreson të marrë “copëzën” e fundit të “puzzle”-t të karrierës së tij, atë që ai e do me çdo kusht, mirënjohjen morale nga vendi i tij i origjinës, Shqipëria.

SHKARKO APP