Ditëlindja e 29-të, ish-anëtari s’e fsheh zhgënjimin nga transformimi i PS-së: Solidariteti u zëvendësua me korin grotesk të mediokërve idhtarë

Në ditëlindjen e 29 të Partisë Socialiste, një mesazh ndryshe vjen nga Nestor Dede, ish-anëtar i Forumit Rinor të PS-së, si dhe organizator i Lëvizjes Studentore të vitit 1997 kundër “Piramidave”, lëvizje që do të sillte dhe rrotacionin në ato ditë të vështira për Shqipërinë.

Mesazhi i plotë

29 vjet P. S. e shpresave të mëdha, e guximit shoqëror, e vizionarëve, atdhedashurve, e urtësisë, durimit dhe ëndrrave të paplotësuara.

Pjellë e rinovimit – viktimë e saj.

29 vjet: Disa u rritën me të, disa u urtësuam, e të tjerë u mplakën.

29 vjet “luftë ” mes dritës së dijes dhe regresit tinzar. Mes sakrificave dhe tradhtive. Shpirtrave të pastër dhe trupave të shitur. Ku kompromisi merret për dobësi dhe “forca” shitet në pazar.

Me sytë nga Evropa dhe me dorën e nderë me pëllëmbën lart, e që na mban vazhdimisht larg.

Nga bashkim njerëzish të fuqishëm në ushtri njerëzish pa karar, ndjekës mediokër idhulli plot fjalë. Ku solidariteti u zëvendësua me korin grotesk të mediokërve idhtarë.

Denoncuam një totalitarizëm për të rilindur një të ri. Aty ku linçuesi u bë një me ty për të marrë pushtet mbi ty- Dhe ne ia dhamë me dashuri.!!!

Tashmë këtu kritika mbytet pa dalë. Shengenin e hapëm për të larguar ata që “bëjnë fjalë”.

Tashmë përsëri Shqipëria ska më vënd për njerëz të lirë – ky fat të jetë shkruar nga lart për të vallë?!

Kështu duhej të ngelej: e ndarë në feude me bujk robër idealë, dhe një mbret rotativ me dorën darë.

Me prijësa përçarës, taksa mbledhësh evazivë, kadij e myftinj plot dhjamë.-pasqyra e vendit tim që nuk dimë ne do ndërrojë ndonjëherë vallë!

SHKARKO APP