Ditëlindje në kohë karantine
Për një 12 vjeçar me Emrin Eduard. U, ditëlindja nisi disi ndryshe. Sipas prindërve, ai ishte pa pritshmeri për ditën, kjo për faktin se dyqanet elektronike janë të gjitha mbyllyra dhe prindërit nuk mund t’i dhuronin dicka që mund t’i pëlqente. Tortë me qiri duket pak lluks për këto ditë vetëizolimi! Ndonjë drekë jashtë me familjen apo organizim i përvitshëm me shokët, zero gjasë që të ndodhte.
Djali kishte thënë “Ku qëlloi kjo ditëlindja ime në karantinë”?
Loja fillon… Nëna si më kreativja në familje shpejt e shpejt bëri listën e gjërave që djali pëlqen dhe është mundësia për t’i realizuar. Duke qenë se kërkesat më të mëdha këto kohë janë për maska, doreza, e detergjent pastrimi, nëna mendoi se shumë pak personave do t’i kishte shkuar në mend tek maskapornia dhe savojardi. Topi u pasua tek babai i cili gjatë pasdites që bleu bukën, bleu dhe përbërësit kryesorë të tiramisusë, ëmbëlsirës së preferuar të djalit të tyre të vetëm.
Përgatitet tiramisuja, në një enë të rrumbullakët prej xhami, si një tortë e vërtetë. Duke rrëmuar nëpër sirtarë u gjet dhe një qiri sa për ta fryrë dëshirën e preferuar.
Tollumbace, si mund t’ja bëjmë për t’isiguruar? E gjeta Vangjel, tha me gëzim nëna e Eduardit. Shkoi menjëherë të merrte dorezat që po përdoren këtë periudhë dhe i bëri tullumbace, 2 duar me nga 5 gishta dhe një dorë me 2 gishta, ja ku krijua numri 12. Tek gërmoi në magazinën e gjërave të vitit të kaluar, gjeti një dekorim me të cilën zbukuruan murin.
Dicka tjetër duhet menduar kishte dhe pak orë në dispozicion pa ardhur ora 00:00 e datës 19 Mars 2020. Ajo mendoi të krijojë këndin e fotografive. Mendoi që printerin e kishte bardh e zi, dhe printoi disa tullumbace 3D që dukeshin sikur ishin të vërteta.
Ndërkohë punën e kish vënë në vjjë për një dhuratë që asnjëherë nuk ja kishte reaizuar më parë. Në karantim vërtet Eduardi nuk mund t’i ketë gjyshërit afër, shokët, por teknilogjia i afroi. Të gjithë shokët e tij më të dashur, gjyshërit, mësueja kujdestare i sollën një urim me video të cilën e kthyen në videomontash. Kjo ishte koha për kokoshka dhe Coca Cola, ku Eduardi ishte plot e përplot me ndjesinë i të qënit i dashur në ditën më të rëndesishme të vitit, duke ndjekur urimet në një film me metrazh të shkurtër me titull : “Gëzuar ditëlindjen Edu”, dhuratë nga mami dhe babi në kohën e karantimit.
Në fund të ditës prindërit i kishin bërë një kuic, për një dhuratë që nuk hahet, nuk pihet, nuk është objekt, por të sjell një mbushulli të jashtëzakonshme. Mes një atmosfere festive, prindërit ishin drejtuar Eduardit: “Nëse do të jetë në vullnetin e zotit, dhurata jote do e ketë emrin Karantin ose Karantina”, mbyllën ato ditën me humor.
Ana tjetër e medaljes së Koronavirusit është që i mbledh njerëzit më të dashur bashkë, që nga turravrapi i jetës së tyre kanë harruar t’i gëzohen momenteve më të bukura të jetës, e të shijojnë gjërat e pazëvendësueshme që ti fal vetëm FAMILJA.
Nilda Halili