Divat e muzikës bashkohen për adoleshentin që u vra brutalisht

Rihanna dhe Cardi B janë bashkuar për të bërë homazhe për 15-vjecarin që u vra në Bronx javën e kaluar.

Lesandro “Junior” Guzman-Feliz u sulmua për vdekje nga një grup gangsterash për rastin e një identiteti të gabuar. Disa njerëz kanë shprehur ngushëllimet e tyre në internet, duke përdorur hashtagun #JusticeForJunior, duke përfshirë divën Rihanna.

Cardi B, reperja nga Bronx dhuroi 8000 dollarë për familjen e viktimës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto rrugë të Bronksit janë të pamëshirshme. Njerëzit bërtasin… thirrni policinë, thirrni policinë”, por për çfarë? Operatorët ju bëjnë pyetje për katër minuta në telefon me një qëndrim të rreptë dhe policët vijnë vonë”, shkroi reperja në Instagram pas ngarkimit të një fotografie të Lesandro dhe nënës së tij, Leandra Feliz, në spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë Rihanna e ktheu vëmendjen tek adoleshenti duke shpërndarë fotografinë e tij të dielën. “Nuk mund të ndaloj së menduari për këtë djalë të shkretë dhe për përjetimin që po kalon familja e tij. Jam sinqerisht, duke u lutur për ju dhe #justiceforjunior”, shkruajti ajo.

Për rastin e tij janë arrestuar 5 anëtarë të bandës, të cilët dyshohen se kanë qenë pjesë e incidentit tragjik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?