Divorci më i shtrenjtë në histori, 80 milion ‎euro bosit që la gruan për modelen

Thonë që dashuria është e verbër, por në raste të caktuara ajo të kushton shumë.

Kështu i ka ndodhur bosit të kompanisë së shitjeve online “Ocado”, të cilit i është dashur të paguajë rreth 80 milionë euro për t’u divorcuar nga nëna e fëmijëve të tij për t’u martuar me modelen e veshjeve intime, bukuroshen polake Patrycja Pyka, shkruan Albeu.com.

Ndarja e tyre u mbajt larg vëmendjes së medias, por sëfundmi është zbuluar se atij i është dashur që të përdorë plot 80 milion euro për të mbuluar shpenzimet e këtij procesi si edhe për të ndarë pasurinë me ish-bashkëshorten 48 vjeçare Belinda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Divorci ndodhi në vitin 2016, ku Tim Steiner, i martuar prej 14 vitesh me Belindën vendosi të ndahej me qëllim që të martohej me modelen polake.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?