Djali dergjet në shtrat, futbollisti i Kombëtares ofron ndihmë

Historia e Musait ka prekur shumëkënd, jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë saj. Futbollisti i Kombëtares, mbrojtësi i djathtë, Elseid Hysaj ka treguar që ka zemër të madhe pasi është solidarizuar me adoleshentin jo vetëm në rrjetet sociale por edhe ka kontribuar në shumë monetare për Musain. Në një lidhje direkte në Skype futbollisti ynë i cili tashmë luan me ekipin italian të Napolit tha se fotografia e djalit e kishte prekur shumë. “Pashë foton që kishte publikuar Sidritin, shkova ta takoja vetë”, -tha futbollisti.

Futbollisti i Kombëtares Elseid Hysaj ndihmon Musain

Mesazhi për Musain është se të gjithë duhet të qëndrojmë bashkë, besoj se do ja dalim të gjithë. Paratë nuk të japin lumturinë. Dëshiroj që edhe nëna e tij të buzëqeshi përsëri” tha shkodrani. Sidriti deklaroi “unë e di që Elseidi pyeti nënën e Musait sa është nevoja për t’iu ndihmuar. Dua të kontribuoj për rehabilitimin e tij hap pas hapi”.

Futbollisti shkodran tha se do ta ndihmonte bashkëqytetarin e tij “falënderoj gjithë personat që po i qëndrojnë djalit afër në spital”.

Musai në luftë me vdekjen! I duhen para të jetojë!

15-vjeçari Musa Baculi është mes jetës dhe vdekjes. Adoleshenti dergjet në një shtrat në spitalin e Shkodrës prej 3 muajsh. Lajmi për gjendjen e tij shëndetësore u bë publik dhe ka prekur shumë njerëz të cilët u ofruan për ta ndihmuar, pasi Musait i duhen para për tu mjekuar në një spital në Xhenova të Italisë. Elvis Naçi shkoi në spitalin e Shkodrës për t’i dhënë mbështetjen e tij të ëmës së Musait, Afërditës që i rri djalit tek koka ditë e natë.

Prej ditësh në një fushatë intensive, Elvis Naçi u ka bërë vazhdimisht thirrje shqiptareve të bëhen bashkë për të mbledhur paratë në ndihmë të Musait. “Jam këtu me nënën e Musait, duhet të mbledhim të gjitha forcat dhe ta ndihmojmë djalin. Ka shumë shpresa për të, nëse e dërgojmë për trajtim të specializuar në Itali, konkretisht në spitalin e Xhenovas, na kanë dhënë shpresë se ai djalë, mund të rehabilitohet, të shërohet. Kemi shumë shpresë, bëhuni bashkë me ne dhe do shpëtojmë një jetë së bashku”, -kjo është thirrja që Naçi bëri nga spitali i Shkodrës.

YouTube player

Musai nuk dispononte një pasaportë. Elis Naçi bëri gjithçka që Musai të pajisej në kohë rekord më një pasaportë. “Pasaporta e Musa Baculi u bë brenda një dite, i falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në arritjen e kësaj vepre të mirë”, -kështu shkruajti në rrjetet sociale Elvis Naçi, i cili është angazhuar me gjithë forcat për t’i shpëtuar jetën 15 vjeçarit, i cili prej rreth tre muajsh ndodhet në reanimacionin e spitalit rajonal të Shkodrës.

Pajisja me pasaportë për adoleshentin e sëmurë ishte një domosdoshmëri por ai nuk mund të lëvizte nga shtrati për tu pajisur por ende mungojnë paratë për ta dërguar Musain në Itali për një mjekim më të specializuar. Sfida e parë tashmë quhet e kaluar por mijëra euro i duhen adoleshentit për tu kuruar jashtë vendit. “Shqiptarët për shqiptarët” prej disa javësh bën thirrje për ta ndihmuar 15-vjeçarin me aq sa mundeni. Kështu do jepni kontributi tuaj modest por do shpëtoni një jetë. Musai ka nevojë për gjithë solidaritetin e shqiptarëve kudo që ndodhen për ti mundësuar kurimin. /Balkanweb

SHKARKO APP