Djali i gazetares shqiptare, pjesë e serialit amerikan
Gazetarja dhe zëdhënësja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Arbana Xharra, ditën e sotme ka ndarë një lajm të mirë me publikun, lidhur me arritjet e djalit të saj.
Të birit, Artit, i është dhënë një rol në një ndër serialet më të famshme në Amerikë, ”Madam Secretary” me producentë Eric Stoltz dhe Morgan Freeman.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xharra me anë të një postimi në rrjetet sociale ku është shprehur shumë e lumtur për këtë arritje të djalit të saj. Ajo gjithashtu ka falënderuar edhe personat që e kanë mbështetur të birin.
“Miq të nderuar po ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm. Arti Lokaj i është dhënë rol në njërin prej serialeve me të famshme amerikane “Madam Secretary” me producentë Eric Stoltz dhe Morgan Freeman! Faleminderit Kushtrim Hoxha për përkrahjen dhe Lendita Zeqiraj për zbulimin e talentit të Artit”, shkruan ajo në facebook.
KOHA JONË SONDAZH

