“Djemtë e Detit”, bashkia e Lezhës nderon pas vdekjes Gentian Demaliajn

 

Bashkia e Lezhës i ka dorëzuar titullin “Mirënjohje e Qytetit” familjarëve të Gentian Demaliajt, liderit të grupit rrok “Djemtë e Detit”. Ka qenë vajza e tij Edea, që përmes pasionit të trashëguar për muzikën, performoi dis aprej këngëve të “Djemve të Detit”.

Disa muaj pas vdekjes, Bashkia e Lezhës ka vlerësuar me titullin “Mirënjohje e Qytetit” Gentjan Demaliaj, këngëtarin e bandës rrok “Djemtë e Detit”.

Titulli iu dorezua familjareve dhe anëtareve të bandës nga kreu i Këshillit bashkiak, Agostin Marku dhe kryetari i bashkisë Lezhë, Viktor Tushaj, që e cilësuan krenaria e qytetit, si pjesë e rëndesishme që ka lënë shenja në historinë e muzikës.

Kolegë të këngetarit të ndjerë performuan hitet e “Djemve të Detit”, ndërsa nuk munguan dhe kujtimet që u sollën nga miq dhe të afërm të Gentjan Demaliajt, pasionin e të cilit për muzikën po trashegohet denjësisht vajza e tij, Edea.

SHKARKO APP