“Do i bëjmë të pasur 50 miqtë tanë dhe ata nuk e dinë”

Një çift nga Irlanda e Veriut fitoi plot 115 milionë sterlina në lotari.

Ata thanë se kanë ndërmend që të bëjnë të pasur 50 shokët dhe familjarët e tyre- dhe se këta të fundit as nuk e dinë diçka të tillë.

Frances dhe Patrick Connolly fillimisht menduan se ishte një mashtrim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por më pas festuan me një filxhan çaj fitoren e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ata nuk zbuluan se sa do marrin miqtë e familjarët e tyre, por thanë se do jetë një copë nga shuma e madhe.

Mësuesja e dalë në pension dhe biznesnemi thanë se tani do të shkruajnë listën.

Gjëja e parë që do bëjnë pastaj do jetë blerja e një shtëpie të re dhe një makine Alfa Romeo.

Çifti ka tre fëmijë dhe janë gjyshër.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?