Do të votojmë si në diktaturë apo do të zgjedhim në demokraci
Nga Zef Sulejmani –
Te gjithe e dime se pas clirimit te Shqiperise , shqiptareve i u dha mundesia te votonin me ato vota do te zgjidheshin perfaqesuesit e tyre ne organet qeveritare. Te gjithe ne rrjesht ne gare jo mes kanditateve por lagjia me lagje, fsh ti me fshatm qe me nje ore nate, me pisha te ndezura (ne fshatera) drejt qendrave te votimit. Organizimin e zgjedhjeve ose me sakte te votimeve e bente Fronti Demokratik. Votat do shkonin po per te. Atehere Fronti shkruhej me F te madhe, quhej emer i pervecem. Vertete ashtu ishte se ajo fjale kurre nuk ishte degjuar me pare ne Shqiperi. Tek qendra e votimit do te gjeje nje komision i perbere 5-7 veta te gjithe te zgjedhur nga Fronti Demokratik. Ne nje dhome ishte nje komision para secilit ishin listat e votimit dhe nje (kosh me kokrra) gogla gome me madhesine e nje arre te vogel. Me nje nga ato gogla paisej ai zgjedhes qe i dilte emri per te votuar. Me gogla ne dore do ti drejtohej dy arkave te votimit. Njera ishte zbukuruar me fotografine e komandantit dhe tjetra e veshur me nje beze te zeze, quhej arka boshe ose arka qorre. Ne njeren prej te cilave do te hidhje voten, ose te komandanti apo te qorrja thuhej. Ne shume raste ajo arka boshe dilte me me shume kokrra, bile ne nje fshat te Mati-it doli plot. Komisioni gjeti zgjidhjen , hoqi fotografine e Komandantit e ja vuri asaj qorres e cila doli plot. Pra qe heret manipulimi ka qene i pranishem ne te dyja planet, ne plan te pare populli votonte por nuk zgjidhte. Zgjedhjen e bente fronti pas te ciles fshihej Partia Komuniste, e Punes me vone Socialiste , Demokratike etj.
Manipulimi i dyte ishte te goglat te cilat numeroheshin sic deshironte komisioni i orientuar. Brenda pak oresh ne tere Shqiperine ne cdo kohe me gogla apo me flete votimi votimet perfundonin qe ne oret e para te mengjesit. Me kot pritej ora 20 e mbremjes per te shpallur rezultatin. Mbasi ai dihej 99.99% i merrshin kandidatet e Frontit. Per tu bere e besushme shifra nuk i jepej kurre 100 % por as 99.97%. Shume zgjati ajo kohe, por dikur do te ndryshonte. E vetem atehere kur vete partia shtet deshi te ndryshonte rruge, vetem atehere kemi ZGJEDHJE te lira, vetem atehere populli zgjodhi, kjo qe data 22 Mars 1992 e vetme ne historine 75 vjecare te Shqiperise pas 1944 qe nepermjet votes populli zgjodhi. Deputetet e asaj kohe qe dolen nga zgjedhja e lire cdo kohe te mevonshme do ti kete zili. Populli dote ruaje respekt per shume kohe per ta. Por populli thote : “Ujku nderron qimen por vesin se harron”. U duk fare qarte se zgjdhja nga populli nuk u vinte pershtat Partise e cila ishte e pjestuar tashme ishte bere me shume bija. Nuk pelqente te ishte kuvend i popullit. Jo jo, kurrsesi jo ! se po te ishte keshtu ai do te punoje per popullin. Nuk do te kishte tendera te cilet do te fitonin vetem ata qe i sherbenin vetes e partise. Nuk do te mbushej Shqiperia me oligarke, nuk do te kishte deputet ne parlament qe te qendronte 30 vjet ose sa donte Partia. Nuk do te grabitej Shqiperia siç u grabit e po grabitet cdo dite, por do te rritej mireqenja brenda vendit. Nuk do te kishte nevoje qe rinia Shqiptare te merrte rruget e botes, e nga halli per mbijetese do te mbushte burgjet. Jo, Jo asaj do ti krijohej mundesia te jetonte e te shijonte dhuraten me te bukur qe zoti u a ka dhane Shqiptareve, Shqiperine tone te dahsur. Me 470 km bregdet, me fusha pjellore ne propocion me popullsine e me male te mrekullushme per turizem, ku jane te gjitha mundesite te jetohet ketu. Por jo , kete te mire natyrore na ka fal Zoti por nuk e don i zoti. I zoti qe Sali Berisha dhe Edi Rama qe ndryshuan kodin zgjedhor ne 2008. Me te cilin e kthyen kuvendin e popullit ne plenum Partie ku kryetaret kane aty ke duan e me ta bejne cte duan. I hoqen popullit te drejten e zgjedhjes. Duke e kthyer ne turma votuesish, ne turma hallexhijsh qe me nje thes miell i marrin votat ne cdo votim. Zgjedhjen e ben Saliu me emer te ndryshuar, e ben Edi me emer origjinal si pasardhes direkt i regjimit te shkuar . Po populli? Le te endet rrugeve te botes e qeveria ta quaje punesim, ka rene ne 10.1% u shpre nje Ministre niveli i papunsise tha ajo, po se ku jane punesuar keto Shqiptare ajo nuk e tha, por Shqiptaret e dijne. . . neper rruget e Europes.
PO CILA ESHTE RRUGEDALJA. . .
Zgjidhja fillon vetem nga A-ja e Demokracise e cila eshte zgjedhja e lire dhe e ndershme, jo vetem votimi. Se pari duke zbatuar nenin 45 te kushtetutes i cili thote: “Cdo shtetas Shqipetar qe ka mbushur moshen 18 vjeç qofte dhe diten e votimit ka te drejte te zgjedhe dhe te zgjidhet”. . . Perjashtohen nga kjo e drejte vetem ato persona te denuar me vendim Gjykate te formes se prere. Ato kane te drejte vetem te votojne. Pra siç i shikojm Shqiptareve eshte hequr e drejta e zgjedhjes njelloj sikur te burgosurve !!! Lehtesisht shtrohet pyetja, Ku ishte Gjykata Kushtetuese ne ate kohe? Ku ishte avokati i popullit ? Mos valle cdo institucion eshte thjeshte zgjatim i pushtetit? Me kenaqesi po shikojme keto javet e fundit se dicka eshte vene ne levizje, mbasi eshte krejt e qarte se ne kete gjendje Shqiperia kurr pas 90-tes nuk ka qene. Pas largimit shume te vonuar te Lu-se dhe Vllahutnit edhe komuniteti nderkombetar eshte me i sensibilizuar sidomos pas 30 qershorit dhe 18 tetorit, por ky sinsibilizim duhet shfrytezuar ne te mire te Shqiptareve nga klasa jone politike. Por kjo nuk po ndodh. Pse ? Sepse çeshtja e pazgjidhur dhe pika kyçe eshte ndryshimi i kodit zgjedhor. Zvarritet qellimisht qe ai mos te ndryshoje. Secila pale don veglat e veta ne parlament qe ti kete ne perdorim, secila pale nuk e ka deshiren per tu ballafaquar me popullin. Popullin e duan sa me te varfer, sepse vetem ashtu i marrin voten per ke te duan. Me kete sistem zgjedhor partia ne pushtet “I fiton gjithmone votat”. Kryetari Demokrat ka dale keto dite e po diskuton “Gju me gju me rinine” po u premton pikerisht ato qe jane te domosdoshme, por nuk po e degjojme te shprehet qarte: DO TI KTHEJME POPULLIT TE DREJTEN E ZGJEDHJES. Pra po thote te gjitha fjalet qe duhen por jo kryefjalen nga e cila varen te gjitha. Ky premtim esht 1, premtimet jane 0 pas tij, te cilat ja rrisin vleren 1-shit , por po te hiqet 1-shi qe eshte ndryshimi i kodit zgjedhor premtimet mbeten 0. Ato kurre nuk jane te besueshme sepse zgjedhjet e partise nuk jane te barazvleshme me ato qe ben populli se vetem ai i njeh aq mire bijte e vet, vetem ai mund te beje vetingun duke filluar qe nga keshilltari e deri tek deputeti e kryeministri. Ne keto kushte kur populli eshte i braktisur ai vete duhet te ngrihet me forcen qe i jep ligji, te ngrihet ne kembe dhe ashtu sic bleta punetore zgjedh Mbretereshen edhe populli do te gjeje se cilen force politike te mbeshtese. Sigurisht mbeshtetje do te kete ajo parti qe te jete patriotike, qe te doje jo vetem atdheun por dhe popullin e saj. Te jete krenare se eshte Shqiptare dhe jo Komuniste, shpresa ka se ka Shqiptare se e duan Shqiperine me shume se Pratine.
SHQIPERIA U PERKET TE GJITHEVE E TE GJITHE DUHET TE KONTRIBOJNE, HARAM ATYRE QE DUAN PARTINE ME SHUME SE SHQIPERINE.