Do t’i vdesësh pensionistët? Kush do t’ua bëjë pazarin?
Nga Ylli Dylgjeri
Per pensionistet nuk ka leje dalje!
Do ti vdesësh pensionistët? Kush do tua bëje pazarin?
Me çdo ushqehen? Një numër i madh i tyre jetojnë në çift? Fëmijët ikën në emigracion. Me çfarë do jetojnë?
Apo kush nuk do të vdes nga convid-i mos ta zerë më as viti? Të rrinë brënda? Nuk ka aplikacion, nuk ka shërbim, ska furnizim, ska mjekim! Apo pensionisret jane statistike?
Ore, a të punon apo të është mpirë truri Ty?
Nena ime, e sëmurë nga demencat e sklerozat po
nuk e furnizova unë apo gruaja i sulet vazove të luleve!
Nëna jote nuk rri dot dot një ditë pa thashetheme,
e jo më pa ushqim!
Mblidh mendjen e liro oraret o Surelas! Përndryshe, rrugëve i ke pleqtë. E në i zënç, merru patericat per gjobe…në vend të makinave!
Se e bëre vëndin siç i thotë një fjale kur mungojnë alternativat:O te pickon gjarpëri, O të shalon gomari!