Dobërçani, fshati që rilind nga bulmeti

Nga  Besnik Bedollari -Rikthehemi sërish në njësinë administrative Moglicë për reportazhin e radhës me objekt interesant. Moglica kjo qytezë e gjallëruar tashmë për shkak të HEC Devollit dhe digës gjigande që po ngrihet, por dhe punëve në tërësi, ka një largësi afro 50 km larg qytetit të Korçës. Dhe nëse nisesh nga ky qytet padyshim që do kalosh përmes qytetit të Maliqit duke marrë rrjedhën e lumit Devoll. Udhëtimi vazhdon i shoqëruar me rrjedhën e lumit mes gjarpërimesh interesante të pyjeve veshur së tepërmi me lajthi dhe dushk. Fillimisht për gati 40 minuta udhëtim mbërrin në njësinë administrative Gorë, në Lozhanin e Ri. Dhe duhet dhe gati 1 orë udhëtim me makinë për të mbërritur në Moglicë. Rruga do të vazhdojë interesante,  herë magjepëse dhe herë drithëruese me shkëmbinjtë varguar si viganë mbi krye, por dhe bukurinë e rrjedhave ujore që zbresin rrëmujshëm nga shpatet. Për aty mund të udhëtosh dhe nga qyteti i Gramshit. Pasi mbërrijmë, pas një ndalese të vogël pushimi marrim rrugën rurale malore drejt fshatit Gopesh dhe Dobërçan të njësisë administrative Moglicë. Ndalesa jonë definitive është fshati Dobërçan 5 km larg qytezës së Moglicës. Një fshat tërësisht malor rrëzë vargmalit në skajin jugor të Malit Valamarë. Në sy të parë bie gjelberimi që ka shtrirë autoritetin e tij në çdo skaj. Gjithashtu dhe shumë shtëpi të braktisura dhe të rrënuara. Por qëllimi ynë kryesor ishte ndalesa pranë punishtes brektorale dhe baxhos së z. Luli Zëra. Prodhimin e bulmetit bio, mënyrën e organizimit dhe deri në tregëtimin e tij. Aty gjejmë administratorin dhe kushuririn e Lulit por njëkohësisht dhe veterinerin e blektorisë z.Nuri Zëre. Vet Luli Zëra nuk ndodhej pasi ishte larguar një ditë më parë në qytetin e Durrësit për punë të tjera, ndërkohë që gjithë aktivitetin e mësuam nga veteriner Nuriu. Aktiviteti i kësaj punishteje e ka zanafillën në dhjetor të vitit 2000. Luli Zëra një nga banorët e parë i migruar nga fshati drejt Durrësit rikthehet përsëri në vendlindje për t’u marrë me aktivitet privat duke e bërë punën me pasion. Fshati Dobërçan deri në vitet ’90 përbëhej nga 110 shtëpi, por me ardhjen e sistemit demokratik i gjithë komuniteti i këtij fshati migroi në qytete të ndryshme të Shqipërisë si: Durrësi që përbën pjesën dërrmuesë, Tirana, Elbasani, Saranda, Korça etj. Vitet 2000 fshati zerohet nga banorët, kohë kur Luli Zëra kthet për të ngritur aktivitetin privat. Punishten e ka ngritur pothuaj në hyrje të fshatit duke investuar në një vlerë prej 700 milion lekësh, i gjithi kontribut i tij. Kjo pasi në qytetin e Durrsit është marrë më aktivitet privat. Si vizituam terenet stallore dhe mësuam se blektoria përbëhej nga lopë, dhen e dhi të cilat ishin në kullotë, hyjmë në punishten e baxhos për të parë prodhimet e qumshtit. Baxhoxhiu që ishte në krye të punës duke e nisur atë në orë 10:00 e për të vazhduar gjatë gjithë ditës na tregoi mënyrës si prodhohej djathi, gjalpi dhe gjiza. Patëm rastin të provonim pak nga të gjitha. Uji ishte i bollshëm dhe i rrjethshëm që zbriste nga pjerrësitë e malit ndihmonte në përpunimin e bulmetit. Kjo një mundësi shumë pozitive për cilësinë, por ajo çka është më e rëndësishme mbetet qumshti i blektorisë që vjen si rrjedhojë e një kullote mjaft të shëndetshme mes filtrimit blerues malor. Padyshim që cilesia e tij mbetet konkuruese në tregun ku ai qarkullon. Pamë nga afër kazanët e mëdhenj të zierjes, veglën e skrenimit të qymshtit që ul yndyrën e tij në masën 25% për të rritur cilësinë e djathit, të cilin e gjejmë të vendosur në bidona 4 kilogramësh dhe 50 kilogramësh, ku qëndron 40 ditë për t’u fermetuar e më tej gati për treg. Në ditë përpunohet pothuaj 3 kunjtalë qymësh. Në prodhimtarinë e tij përfshihen 25 krerë lopë, 500 krerë dhen e 400 krerë dhi. Provojmë shijen e gjalpit i përbërë nga përzierja e tre llojeve të qumshtit në përqindje të barabarta. I gjithë aktiviteti ditor organizohet nga një staf prej 15 vetash në detyra përkatëse. Blektoria vaksinohet rregullisht për mos patur probleme shëndetsore, gjë të cilën na i tregoi vet veteriner Nuriu që është i përhershën pranë aktivitetit. Ai na shpjegoi dhe vështirësitë e punësimit të barinjve të cilët nuk janë të përhershëm, por me sezone, kjo për arsyen se puna e bariut nuk është shumë e preferuar nga të intertesuarit. Në muajt e nxehtë të verës blektoria ngjitej më në lartësi dhe nuk darkon pranë baxhos, por në stane. Qymshti sillet më pas me bidonë alumini në baxho. Kurse katër muaj të dimrit blektoria është në regjim stallor ku ushqehet me jonxhe, bar dhe sillazh të ruajtura këto gjatë sezonit veror. Ndërsa për shitjen e kecave dhe shqerrave Luli Zëra ka vet thertore në Durrës, duke shitur konsumatorit mish me cilësi të lartë e të padhjamur. Për të siguruar zairenë Luli Zëra punon me makineri tokën ku i vijnë në ndihmë dy traktorë më lerimin e arave, një Ifë dhe mjet tip fadromë për hapjen e rrugës ku e kërkon nevoja. E të gjitha këto kërkojnë vizion, pasion dhe vendosmëri. Sot në këto kohë vështirësish për Shqipërinë përsa i përket sigurisë ushqimore, ku hormonet po mbulojnë çdo ushqim, cilësia dhe siguria lenë shumë për të dëshiruar, gacmimi i pasionit gazetaresk na nxiti të udhëtojmë gati 2 orë me makinë dhe të ngjitemi lartësive për të parë nga afër se si punohet për një cilësi bio, sidomos bulmeti që mbetet bazë në ushqimin e përditshëm. Dhe aty mes maleve, freskisë e gjelbërimit me lule të shumëllojshme padyshim që cilësia e bulmeti bio mbeten konkuruese dhe të shëndetshme. Nëse do të kemi sa më shumë vizionarë dhe punëtorë të tillë, konsumatori e gjen vet tregun e duhur nesër.

SHKARKO APP