Doktoresha e Kontrollit të Sëmundjeve në SHBA ju tregon si duhet ta lani në mënyrën e duhur maskën prej cope
Maskat prej cope janë një nga alternativat më të mira dhe të sigurta për qytetarët, por është e rëndësishme të dini se si duhet t’i lani në mënyrën e duhur.
Doktoresha Arefa Cassoobhoy, pjesë e Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, tregon mënyrën e duhur.
Sa herë duhet të lahet maskat prej cope?
Sa herë që i vendosni. Sapo të mbërrini në shpi ose nëse nuk mundeni në ato momente, vendoseni në një qese derisa të gjeni kohën.
Cila është mënyra e duhur për ta larë
Mund ta lani në lavatriçe ose me dorë, në të dyja rastet me detergjent për rrobat. Vendoseni maskën në ujë të nxehtë për 5 minuta bashkë me detergjentin. Më pas shpëlajeni, thajeni dhe hekuroseni.
Një hap i rëndësishëm në këtë proces është dezinfektimi i gjithçkaje më pas. Lani duar dhe pastroni lavamanin dhe vendet ku vendosët maskën. Pasi ta keni larë, ruajeni në një qese plastike të pastër dhe lëreni aty deri sa ta vendosni sërish.