DokuFest, lançohet fushata “Evropa fillon këtu”

Ministria e Integrimit Evropian te Kosovë ka nisur fushatën “Evropa fillon këtu”, e cila ka për qëllim të sensibilizoje qytetarët e Kosovës për procesin e Integrimit Evropian.

Lançimi i fushatës u bë në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, në qytetin e Prizrenit.

Zv/ministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, bëri të ditur se fushata do të përqendrohet në dy prioritete kryesore të axhendës evropiane, në procesin e liberalizimit të vizave si dhe Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

“Përmes fushatës do të shpjegojmë se çfarë është Marrëveshja e Stabilizim Asociimit, pse është e rëndësishme për Kosovën dhe çfarë përfitime do t’i sjelle vendit. Krahas kësaj, do të përpiqemi të sqarojmë për qytetarët se çfarë në të vërtet nënkupton procesi i liberalizimit të vizave, apo më mirë të themi, çka nuk nënkupton liberalizimi i vizave. Pra, të adresojmë keqkuptimet e shpeshta rreth këtij procesi, si çështja e studimeve, e drejta e punës e çështje të tjera”, është shprehur zv/ministri Ilazi.

Procesi i integrimit të Republikës së Kosovës në BE, nuk vjen nga jashtë. Ai fillon këtu”, ka theksuar ai.

Nga 8 deri 16 gusht, në qytetin e Prizrenit në Kosovë po mbahet DokuFest, festivali tradicional ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër. Tema qendrore e Festivalit në këtë vit është migrimi.

SHKARKO APP