Dolce&Gabbana i kërkojnë falje publike popullit kinez
Firma e modës Dolce & Gabbana ditë më parë anuloi një shfaqje të madhe në Shanghai pas indinjatës që shkaktoi një reklamë e tyre.
Publiku reagoi ashpër ndaj fushatës të titulluar “të hash me shkopinj”, e cila fokusonte një grua kineze teksa përpiqej të hante pizza dhe spagheti me shkopinj.
Një temë e tillë në Twiter-in kinez u lexua nga të paktën 120 milionë përdorues, duke përfshirë edhe njerëz të famshëm të ekranit.
Përdoruesit e medieve sociale e quajtën reklamën një tallje raciste për ekonominë e dytë më të madhe të botës.
Debati arriti kulmin kur në rrjet qarkulloi një bisedë e stilistit Stefano Gabbana i cili e quante Kinën: “Mafia të pistë injorante që vjen erë”.
Kurse ditën e sotme dy stilistët e famshëm kanë kerkuar falje publike popullit kinez me anë të një video në të cilën ato u shprehen:
’Me anë të ndjenjave tona më të sinqerta i kërkojmë falje gjithë popullit kinez anëmbanë botës.Shpresojmë se keqkuptimi i ynë për kulturën kineze do të falet.Gjithmonë kemi qënë të ‘çmendur’ pas Kinës, e kemi vizituar disa herë.Kemi qënë në shumë qytete.Ne e duam kulturën tuaj’.
Dhe video mbyllet nga Domenico Dolce i cili kërkon falje në gjuhën kineze.