Domatet dhe karrotat, çelësi kundër tensionit të lartë

Domatet bashke me karrotat mund të ulin tensionin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni i gradës së parë.

Studime të ndryshme kanë treguar se përveç pigmenteve të fuqishme, domatja dhe karrota ndajnë fitokimikate që luftojnë tensionin e lartë të gjakut dhe sëmundje të tjera të zemrës.

Trajtimet e ndryshme afat-shkurtëra me ekstrakte të domates kanë treguar se mund të ulin tensionin e gjakut tek pacientët që vuajnë nga hipertensioni i gradës së parë. Bëhet fjalë për ata pacientë që nuk i janë nënshtruar një terapie të mirëfilltë me medikamente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Domatet mund të konsumohen ose përgatiten në mënyra të ndryshme. Ato mund të gatuhen në supa, mund të përfshihen në sallata, garniturë e të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

Domatet mund të konsumohen si lëng, ose kombinohen me lëngje të tjera perimesh siç është ai i panxharit dhe karrotës. Lëngu i panxharit dhe domates është plot vlera në parandalimin e rritjes së tensionit të gjakut.

Karrota është e pasur me beta karoten, një antioksidant i fuqishëm që ofron mbrojtje kundër disa sëmundjeve.

Karrota besohet të përmbajë edhe kalium që ndihmon në balancimin e niveleve të larta të sodiumit që janë ndër shkaktarët e hipertensionit. Kaliumi ndihmon në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Fibra e tretshme tek karrota ul kolesterolin, një veprim që parandalon bllokimet e gjakut dhe sëmundjet e zemrës.

Ajo është një burim i mirë i elementëve të alkalinës, që pastrojnë dhe gjallërojnë gjakut, por edhe duke ekuilibruar nivelin e alkalinës në organizëm. Likopeni tek domatet dhe karrota është përgjegjës për uljen e tensionit të gjakut tek njerëzit.

Testet mbi ndikimin e likopenit në tensionin sistolik të gjakut kanë sugjeruar se kjo substancë ka ndikim domethënës në uljen e tensionit të gjakut por asnjë ndikim në tensionin diastolik. Vlerat në uljen e tensionit të likopenit i janë atribuar stimulimit të prodhimit të oksidit nitric në qelizat endotheliale.

Të dhënat shkencore për domatet e bëjnë atë pjesë e strategjive efektive në përmirësimin e ushqyerjes dhe shëndetit.

Si të përgatisni lëng karrote dhe domateje?

Futini domatet dhe karrotat në mikser dhe përzjeini
Kullojeni lëngun.
Shërbejeni të ftohtë/AgroWeb.org

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?