Donald Trump “sherr” me gazetaren: Kjo është pyetje raciste

Gjatë konferencës për shtyp, një gazetare e CNN pyeti Donald Trump nëse republikanët mbështesin nacionalistët e bardhë. Presidenti e konsideroi pyetjen e  Yamiche Alcindor, një gazetare me ngjyrë si ‘raciste’.

Biseda mes tyre

Gazetarja: Disa thonë se Partia Republikane shihet si mbështetëse e nacionalistëve të bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump: Nuk e besoj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gazetarja: Çfarë do bëni ju për këtë?

Trump: Nuk e di. Përse kam numrin më të lartë të sondazheve ndonjëherë me afrikano-amerikanët? Pse kam numrat më të lartë të sondazhit me afrikano-amerikanët? Kjo është një pyetje raciste. Sinqerisht e di që e keni shkruar atë pyetje, por është raciste.

Më vonë, Trump u pyet për komentet e fundit nga ish-avokati i tij Michael Cohen që thoshte se presidenti ka bërë komente raciste në të kaluarën.

“Kjo është e rreme. Unë kurrë nuk do ta bëja këtë dhe nuk do të përdorja komente raciste”, përfundoi Trump.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?