Doni të ikni me pushime? Zbuloni destinacionet më të lira në Evropë
Kostoja e udhëtimit është një faktor kryesor në planifikimin e çdo udhëtimi, sidomos kur bëhet fjalë për qytetet e ndryshme të Evropës.
Sipas një studimi të ‘City Costs Barometer 2018’, Evropa Lindore ofron destinacionet më të lira për të kaluar një fundjavë ndryshe duke ofruar edhe pamje magjepsëse. Krakova në Poloni është vendi i parë ku mund të kaloni një fundjavë me vetëm 235 dollarë.
Më poshtë janë 10 destiancionet me kosto të përballueshme ku mund të kaloni një fundjavë:
1. Kraków, Polonia: 235 $
2. Vilnius, Lituani: 236 $
3. Riga, Letoni: 245 $
4. Varshava, Poloni: 257 $
5. Budapest, Hungaria: 261 $
6. Moska, Rusi: 284 $
7. Pragë, Republika Çeke: 284 $
8. Athina, Greqi: 285 $
9. Lisbona, Portugalia: 297 $
10. Lille, Francë: 297 $.