DPSHTRR: Vërtetimi nga RBS jo më radhë në banka, apo komisione ekstra

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor ka njoftuar se duke filluar nga data 14 tetor çdo pagesë për Vërtetimin nga RBS do të kryhet direkt në arkat dhe sportelet e DPSHTRR.

Kjo do të sjellë evitimin e radhëve nëpër banka si dhe heqjen e komisioneve ekstra në pagesë (bankat më parë merrnin 150-300 lekë komision), vazhdon njoftimi.

DPSHTRR ka dakordësuar me RBS që komisioni për shërbimin (5% që do shkojë për arkën e DPSHTRR) nuk do t’i shtohet më qytetarit por do mbahet brenda tarifës zyrtare prej 1400 lekësh, shkruan njoftimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?