Drejt shembjes ura e Ali Pashës

Ura e Beçishtit e ndërtuar në kohën e Ali Pashë Tepelenës, që lidh qytetin e Tepelenës me 7 fshatra të tjera në bregun e Vjosës, çdo ditë kthehet në kërcënim për banorët, raporton Vizion Plus.

Njëra prej këmbëve më të vjetra për shkak të dëmtimeve të shumta dhe reshjeve në fillim të shkurtit mund të shembet mbi lumë nga momenti në moment.

Sipas ekspertëve, ndërhyrja në këtë urë është emergjente.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetëm 2 vjet më parë fëmijët kacavirreshin në kavot anësore të saj për të shkuar në shkollë pasi gjithë dërrasat ishin të kalbura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo urë është një nyje e rëndësishme për të gjithë zonën. Rreziku lidhet edhe me humbjen e një monumenti të rrallë të periudhës së Ali Pashës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?