Drejtësia e kafshëve të pyllit
Nga Ylli Dylgjeri -Fabul Drejtësia e kafshëve të pyllit
Luani, mbreti i kafshëve nuk e duronte dot ujkun.
Sa herë i dilte në shteg e rrihte. Ujku i tmerruar nga
kjo mardhenie, kërkon drejtesi te Dhelpra si Kryetare
e Keshillit te Drejtesise së pyllit.
E takon zonjen Dhelper në pyll dhe i thotë:
Aman më bëj derman me Luanin, nuk e mbaj dot më drurin e Tij o zonja Dhelper…
Dakort, do te ndihmoj – i premton Ajo.
Dhe, nen titullin e Kryetares se Drejtesise se kafsheve
te pyllit e takon Luanin e i kerkon te mos e rrahe me pa shkak Ujkun. Luani pasi e dëgjon i thote Dhelpres :Dakort, por me jep nje formule qe ta rrah vetem me shkak Ujkun. Dhelpra pranon dhe i jep formulen: Kur ta takosh ne pyll, therrite dhe dergoje
per te blere fjala vjen nje paqete cigare Marlboro.
Ai do shkoje ta bleje dhe do ta sjelle. Ti zoti Luan
kur ta sjell Marlboron e bardhe rrihe se Ti e doje te kuqe, dhe anasjelltas. Dakort?
U bë-premton Luani.
Te nesërmen Luani takon Ujkun: Shko me bli një paqete Marlboro- i thote rëndë, rëndë.
Ujku, pasi dhe ky i kish marre udhezimet nga Dhelpra
i thote: Si e do zoti Luan Marlboron, të kuqe apo të bardhë?
Luani u hutua.
Tani, si ishte kjo akuza per Prokurorin Arjan Ndoji?