Drita e së bardhës në veshjet e pranverës

E bardha e rafinuar,e ndritshme, triumfon në pasarelat e modës pranverë-verë 2018. Ngjyra e bardhë e përgjithshme tashmë është një domosdoshmëri.

Simbol i pastërtisë dhe i qartësisë, e bardha konsiderohet tani një domosdoshmëri e përjetshme,për t’u dukur sa më klas dhe sharmante në disa raste. Sekreti është padyshim në kombinimin e saj dhe me efektin e ndritshëm dhe të rafinuar ajo është në gjendje të duket bukur në çdo kombinim.Për sezonin e ngrohtë që po afrohet stilistët këshillojnë një të bardhë të pastër totale.

Protagoniste në pasarelat e modës së lartë ,e bardha rrëshqet në veshjet e ngushta dhe joshëse me pëlhura të lehta në stilin e Belle Époque, ajo bëhet e bukur dhe e freskët në pantallona e St Gallen,e përjetshme dhe romantike në këmisha oversize pambuku ,me mëngë këmban dhe me dantella.

Sigurisht nuk mund të mungojnë dhe aksesorët të cilat vijnë në versionin e bardhë qumësht si çantat e vogla mini ,sandalet me lëkurë të bardhë e me perla ,syzet e diellit totalisht të bardha pra rezultati është një femër romantike dhe e pastër njëkohësisht e cila duket si një engjëll i zbritur në tokë./a.a/ /a.g/

SHKARKO APP