Droga më e madhe e ditëve të sotme, shpejtësia drejt vdekjes!

Nga: Leonard Qoku   

Shoqëria e rrugëve

Nuk bie më dera tashmë por bie telefoni…

Telefoni pra sepse kemi teknologji sot.

Është shoku, ai shoku i cepeve të pallateve të errëta që rri fshehur mbrëmjeve të vona.

Ai shoku me sytë e kuq prej dozës së jeshiles, mbidozës të së bardhës dhe overdozës të së kuqes.

Qoftë bekuar cigarja dhe bixhozi para këtyre!

Por fatkeqësisht ka nji drogë më të madhe ditët e sotme dhe ajo e ka emrin  shpejtësi.

Nuk është shpejtësia për realizimin e ëndërrave apo ku di unë se c’farë tjetër por, është shpejtësia e makinave, sdiomos ajo e atyre të markave të fundit, shpejtësia drejt vdekjes!

Dhe vjen ai mesazhi nga shoku: “O Mret, merja pak BMV-në plakut merja, të dalim të bëjmë ndonjë xhiro ose garë, të dalim të gjuajmë ndonjë gocë”!

Apo ai mesazhi tjetër: “Zemër sonte jam vetëm në shtëpi”

E nisen ashtu gjith qef, me 200 Km/h për garën që i pret, e cila shpeshherë rezulton të jetë gara e vdekjes, në mos për ta për të pafajshmit e rrugës.

Për ata që nisen për pushime në këtë botë dhe përfundojnë me pushime në parajsë!

Dhe sapo shikojnë një copë rrugë të drejtë: Njërën dorë mbi xhamin e dritares, tjetrën ktej nga e dashura, në gojë një puro, muzika në fund, njëra këmbë mban të shtypur deri në fund gazin dhe tjetra që kurrësesi nuk e shtyp pedalin e frenave!

Sa keq që po jetojmë në një Shqipëri të tillë.

Në një Shqipëri ku epshi shfryhet me përdhunim, mërzia largohet me cigare dhe alkol dhe ku një debat nuk shuhet me gjë tjetër vecse me armë!

Tashmë të gjithë e dimë që c’do “debat” përfundon me një “aksident” por sa keq për të gjithë ata që nuk e dinë se jo c’do aksident vjen nga një debat.

Sa keq për të gjithë ata që nuk e dinë se shpejtësia jasht normave të lejuara është tentativë për vrasje dhe që nga një aksident me pasojë viktima ka vrasje.

Kjo jo vetëm kur përplasen dy mjete, por edhe kur nji mjet i vetëm bën aksident (përplaset me bordurën të supozojmë) me pasojë në rastin më të mirë vdekjen e vetë drejtuesit të mjetit.

Kjo është vetëvrasje me kuptimin e plotë të fjalës dhe për këtë ndoshta nuk ju kërkon llogari SPAK-u por një ditë me patjetër do t’ju kërkojë llogari Allahu!

#vozit_me_kujdes

 

SHKARKO APP