Drogë e ilaçe qetësues, brenda shtëpisë luksoze të Prince 24 orë para vdekjes (Video)

Prince është filmuar i zbehtë, i pikëlluar dhe i mbyllur në vetvete, ndërsa hynte në zyrën e mjekut të tij vetëm 24 orë përpara vdekjes. Ylli i pop-it është kapur nga kamerat e sigurisë, duke ecur përgjatë një korridori me asistentin e tij Kirk Johnson dhe mjekun e tij, Michael Todd Schulenberg gjatë betejës së tij me drogën. Ai shkoi për të bërë një kontroll mjekësor tek mjeku më 20 prill, ndërsa një ditë më vonë, më 21 prill pësoi një mbidozë fatale të drogës. Trupi i 57-vjeçarit u gjet pranë ashensorit në banesën e tij Paisley Park në Minesota. Pamjet u publikuan të enjten së bashku me një sërë videosh, dokumentesh, fotosh nga hetimi, duke përfshirë edhe pamje të nga brenda shtëpisë së tij vetëm pak moment, pasi ndërroi jetë.

SHKARKO APP