Droni i parë me pasagjerë, gati në Mars

Një kompani britanike për ndërtimin e dronëve, pretendon se ka gjetur më në fund edhe përgjigjen për t’i vendosur këto makineri në shërbim të udhëtarëve.

Themeluesi i saj, Martin Warner, pretendon se droni i tij i ri ultra-i lëmuar do të jetë i aftë të transportojë udhëtarë nga “zemra” e Londrës në aeroportin e Heathrow për 12 minuta. Një udhëtim që normalisht, pa trafik të ngarkuar, realizohet për 25 minuta.

Duket se britanikët nuk do të duhet të presin shumë, pasi 45-vjeçari Warner bën me dije se droni i parë në botë për transportin e udhëtarëve do të jetë gati në muajin Mars.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, ky dron do të udhëtojë me 110 km në orë e do të ngrihet deri në 450 metra, duke përshkruar distanca pa ndalesa deri në 130 km.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?