Dua Lipa nuk di të ndalet, fiton çmimin prestigjioz

Nuk është më sekret që Dua Lipa ka pasur një vit të shumë të sukseshëm. Këngëtarja jo vetëm që ka qenë në krye të klasifikime britanike, duke thyer rekorde klikueshmërie më këngën e saj “New Rules”, si edhe albumi i saj më i ri i titulluar “Dua Lipa” është një nga më të sukseshmet deri tani. Por tani ajo ka fituar çmimin ASCAP Vanguard Award për kontributin e saj në muzikë. Çmimet ASCAP janë mbajtur çdo vit në SHBA dhe Britani të Madhe. Ceremonia e mbrëmjes të së hënës nderoi këngëtaren me çmimin prestigjioz. Me gjithë suksesin e saj këtë vit është e sigurt të thuhet se Dua është më shumë se e denjë për këtë çmim!

SHKARKO APP