“Dua të jem beqare menjëherë”, Angelina Jolie lodhet nga divorci

Angelina Jolie është lodhur aq shumë nga martesa me Brad Pitt sa po kërkon menjëherë divorcin që të jetë sërish beqare. Ajo i ka kërkuar avokatit që ta divorcojë me shpejtësi, duke lënë pas edhe kujdestarinë e fëmijëve.

Avokati i ri i Angelinës përfundoi dokumentet legale dhe i kërkoi gjykatësit që të vendosë për divorcin këtë vit.

Në dokumentet e dorëzuara thuhet se Brad Pitt nuk ka paguar mbështetjen e fëmijëve që prej ndarjes, e cila ndodhi para 2 vitesh. Ajo dëshiron që gjyqtari ti japë kujdestarinë duke i ofruar që Brad të paguajë çdo gjë që nuk ka bërë deri tani. Kujtojmë se avokatja e Angelinës hoqi dorë nga çështja pasi aktorja po tregohej arrogante dhe mizore.

SHKARKO APP