Duket si një shtëpi kukullash, por është e vërtetë (Foto)

Kjo duket si shtëpi kukullash por është e vërtetë. Për të realizuar këtë arredim, pronares i janë dashur shumë vite punë. Ajo thotë se frymëzimin e ka marrë nga revistat amerikane të arredimit dhe se duket një mrekulli.

Banesa ndodhet në Melburn  dhe doli në shitje. Pronarja shprehet e keqardhur që po e shet, duke shpresuar që blerësit do ta trajtojnë shtëpinë e saj me dashuri.

“Kam punuar rreth një dekadë për ta transformuar kështu.  Mobiliet i kam gjetur në dyqane të veçanta dhe arredimi ka qenë paksa i vështirë.Gjithsesi rezultati ishte i mahnitshëm. Dikush mund të dëshirojë të përpiqet të hyjë dhe ta bëjë atë moderne, por do të duket qesharake”, thotë Stacey Allen.

 

/Shqip

SHKARKO APP