Durana Tech Park forcon lidhjet me distriktin më të madh të inovacionit në Itali, firmoset marrëveshje bashkëpunimi në Milano

Shqipëria po zgjeron bashkëpunimin me një nga ekosistemet më të avancuara të inovacionit në Europë. Gjatë MIND Innovation Week në Milano, delegacioni i Albanian Investment Corporation (AIC) dhe Durana Tech Park zhvilloi një seri takimesh të nivelit të lartë me partnerë strategjikë italianë, me fokus inovacionin, teknologjinë dhe tërheqjen e investimeve.

Në qendër të vizitës ishte takimi bilateral me MIND – Milano Innovation District, distrikti më i madh i inovacionit në Itali, si dhe me Principia, partner strategjik i AIC në Itali. Diskutimet u përqendruan në shkëmbimin e eksperiencave mbi modelet e zhvillimit të distrikteve të inovacionit, qeverisjen teknologjike dhe mundësitë për bashkëpunim afatgjatë mes dy vendeve.
Një nga rezultatet konkrete të misionit ishte nënshkrimi i një Memorandumi Mirëkuptimi (MoU) mes Durana Tech Park dhe MIND – Milano Innovation District, marrëveshje që synon krijimin e një kuadri të qëndrueshëm bashkëpunimi në fusha si kërkimi i aplikuar, startup-et, transferimi i teknologjisë, zhvillimi i ekosistemeve të inovacionit dhe tërheqja e investimeve ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky partneritet nuk përfaqëson një bashkëpunim të ri, por vijimin dhe forcimin e marrëdhënieve tashmë ekzistuese mes Shqipërisë dhe Italisë në sektorët e inovacionit, zhvillimit strategjik dhe ekonomisë së dijes. Objektivi i përbashkët mbetet ndërtimi i urave të qëndrueshme për transferimin e njohurive, shkëmbimin e praktikave më të mira ndërkombëtare dhe mbështetjen e zhvillimit të ekosistemeve inovative në të dy vendet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paralelisht, takimet mes AIC dhe Principia hapën rrugën për angazhime të reja operacionale dhe projekte konkrete bashkëpunimi. Në vijim të këtij partneriteti, përfaqësues të Principia pritet të vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një misioni të ri institucional të organizuar nga AIC, për të eksploruar mundësi bashkëpunimi në projekte që lidhen me distriktet e inovacionit, rigjenerimin territorial dhe zhvillimin strategjik.

Misioni në Milano konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e ekosistemit shqiptar të inovacionit dhe për pozicionimin e Durana Tech Park si një platformë rajonale për teknologjinë, sipërmarrjen dhe investimet në rajonin Adriatiko-Ballkanik. Përmes këtyre partneriteteve strategjike, pritet të marrin jetë projekte të reja zhvillimi, iniciativa teknologjike dhe mundësi të reja për startup-et, investitorët dhe aktorët institucionalë në Shqipëri dhe Itali.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?