Durrës, lule dhe qirinj për 51 viktimat e tërmetit

Një grup të rinjsh nga Kosova dhe Durrësi zhvilluan këtë pasdite homazhe për 51 viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Kurora me lule, flamuri kombëtar dhe qirinj që ndriçonin mbuluan shkallët e Pallatit të Kulturës në qytetin bregdetar.

Një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe 1 miliardë euro dëme, të dyshuarit si përgjegjës për tragjedinë janë jashtë hekurave të burgut.

Hetimet për pasojat e fakeqësisë nuk kanë përfunduar në pjesën me të madhe të prokurorive ndërkohë që personat e dyshuar që u arrestuan fillimisht kanë lënë të lirë.

Përjashtim bën prokuroria e Durrësit, e cila ka dërguar në gjyq 16 persona ndërsa prokuroritë e tjera janë në vendnumëro.

Vetëm një ditë para përvjetorit të ngjarjes, Prokuroria e Krujës ka njoftuar se po heton dëmtimet e një shkolle, duke futur në dosje një dokumet e disa dëshmi.

Ora News - Durrës, lule dhe qirinj për 51 viktimat e tërmetit

SHKARKO APP