Durrës, një natë falënderimesh

Një natë falenderimesh u organizua, këtë fundvit, në Durrës për të gjithë ata që ndihmuan që në çastet e para pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe vazhdojnë të ndihmojnë. Bashkia e Durrësit nderoi me certifikata mirënjohjeje efektivat e Shërbimit Zjarrfikës, ata të Policisë së Shtetit dhe personelin e Spitalit Rajonal Durrës ”për punën e palodhur dhe përkushtimin human dhe profesional në ndihmë të popullsisë së dëmtuar”.

Vlerësim dhe certifikatë mirënjohjeje dhe për Unionin e Gazetarëve të Shqipërisë “për pasqyrimin dhe sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar mbi situatën e jashtëzakonshme të krijuar prej tërmetit”.

Aleksandër Çipa, UGSH: Një tjetër vlerësim shkoi, nëpërmjet Ambasadës së Kosovës në Shqipëri për të gjithë populli kosovar që hapi dyert për familjet që u larguan nga tmerri i lëkundjeve sizmike dhe për shoqatën e Hoteleri Turizmit, me motivacionin ”për bujarinë dhe gadishmërinë e treguar në strehimin e familjeve të dëmtuara nga tërmeti”.

Swiss Digital Desktop Reklama

I konceptuar si një spektakël fundviti, në skenën e teatrit ”Aleksandër Moisiu” u ngjitën emra të njohur të muzikës dhe humorit shqiptar dhe qytetit bregdetar. Të ardhurat nga ky koncert do të shkojnë për fëmijët e familjeve të dëmtuara në zonat rurale dhe që aktualisht po qëndrojnë në çadra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?