Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Dy objektivat e dështuara të ‘Jugosllavisë së re’ dhe destabilizimi i vërtetë që rrezikon Shqipëria

Magazinë E diel, 5 Janar 2020 12:17
Dy objektivat e dështuara të ‘Jugosllavisë së re’ dhe destabilizimi i vërtetë që rrezikon Shqipëria
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Red Varaku –
Me prezantimin e projektit të Jugosllavisë së re menjëherë pasi Perëndimi i kërkoi të largohej nga pushteti nëpërmjet bllokimit të integrimit dhe nëntë kushteve të Bundestagut, Rama synonte të realizonte dy objektiva.

Objektivi i parë ishte ta përdorte këtë projekt sovjetiko-kinez si kërcënim dhe shantazh për Perëndimin. Jugosllavia e re ishte padyshim një përpjekje e dështuar për të eksportuar krizën e brendshme shqiptare në të gjithë rajonin si një mesazh i qartë për Perëndimin, që ai nuk ishte një ‘kockë’ e lehtë për tu larguar. Që nëse ai largohej kjo do të sillte destabilizim jo vetëm të Shqipërisë por të gjithë rajonit. Një gabim fatal i denjë për diktatorë, që e bëjnë vetëm njerëzit e verbuar nga pushteti dhe deliri.

Objektivi i dytë ishte që projekti të përdorej si një tymnajë për opinionin publik shqiptar, për të shmangur vëmendjen nga bllokimi i integrimit, nga deformimet e thella demokratike brenda vendit, nga reforma e dështuar ne drejtësi, nga kapja e te gjitha pushteteve, nga korrupsioni, nga përgjimet, nga parlamenti ilegjitim, nga djegia e mandateve, nga zgjedhjet moniste dhe mbi të gjitha nga bllokimi i rotacionit demokratik.

I rrethuar nga idiotë atje në majën e delirit të pushtetit, atij as që i kishte shkuar ndër mend që ideja e Jugosllavisë së re, do t’i përplasej kaq keq turinjve jo vetëm nga ndërkombëtarët, por nga vetë shqiptarët.

E vërteta është që ideja e Jugosllavisë nuk shqetësoi askënd në Perëndim. Me sa duket ata e dinin që ky projekt nuk ishte shkak, por pasojë e deformimit të demokracisë në rajon. BE u mjaftua me një ose dy reagime në Facebook ku kërkonte përfshirjen e Kosovës në projekt dhe shikonte si të papranueshme çdo iniciativë rajonale pa përfshirjen e Kosovës, ndërsa SHBA-të reaguan nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare të ambasadës amerikane në Berlin ku theksonin që çdo projekt pa përfshirjen e Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor ishte i papranueshëm.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Reagim më ekplicit se kaq në diplomaci nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Gjithashtu , ky projekt jo vetëm nuk i zbehu, por i nxori më në pah problemet e brendshme për vetë shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve zyrtarë. Falë idiotësisë së vetë kryeministrit , çdo shqiptar tashmë e ka të qartë fytyrën e vërtetë të këtij kryeministri, i cili për pushtet është gati të bëjë aleancë edhe me armiqtë historikë të kombit shqiptar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Fakti është, që ky kryeministër realisht nuk rrezikon askënd me këtë ide, përveç vetes, sepse është e qartë që patriotët shqiptarë nuk do ta lejojnë askënd të bëjë pazare me dinjitetin dhe të ardhmen e tyre. Nëpërmjet mekanizmit të presionit që ofron demokracia , ata do të largonin çdo kryeministër që përfshihet në aventura të tilla që nuk reflektojnë aspiratat e kombit shqiptar.

Mund t'ju interesojë

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

13 Nëntor 2026, 12:06
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

Elektricist humb jetën në Dibër, shtylla e zuri poshtë

5 Nëntor 2026, 13:50

Por, Rama i ka asgjësuar këto mekanizma nëpërmjet kriminalizimit të shtetit dhe deformimit të votës, duke krijuar kësisoj premisa , të cilat mund të çojnë në destabilizimin e vendit dhe më tej në anarkinë e faktorit shqiptar në rajon, për shkak të mosrespektimit të vullnetit popullor.

Pikërisht ky fenomen që po paraqet vërtet rrezikshmëri të madhe për të ardhmen e Shqipërisë, deformimi i thellë i demokracisë, rreziku i eliminimit të saj po tentohet të ndalet shumë herë më shumë se sa një fantazmë sovjetike që realisht nuk mund të ekzistojë, nëse realisht do të funksiononte demokracia. Pra, funksionimi i demokracisë është dhe duhet të mbetet shqetësimi i vërtetë.

Në fakt kjo është arsyeja se pse bllokimi i integrimit dhe nëntë kushtet e Bundestagut vazhdojnë të mbeten dy kërkesat e panegociueshme të ndërkombëtarëve edhe pas hedhjes në tavolinë të projektit të Jugosllavisë së re.

Këto duhet të mbeten në fokusin e çdo shqiptari, sepse vetëm këto janë mesazhe të qarta nga SHBA dhe BE , që lidhen me problematikën e vërtetë që e shqetëson Perëndimin. Sepse , dihet që nëse në Shqipëri rikthehet funksionimi i demokracisë , bie menjëherë edhe ideja e Jugosllavisë, sepse është një ide që nuk gjen qoftë edhe 1 përqind mbështetje tek populli shqiptar.

Nëse Rama nuk largohet menjëherë si pasojë e dështimit dhe delegjitimimit të tij, jemi seriozisht të rrezikuar nga braktisja e Perëndimit dhe pikërisht kjo mund të ngjallë një valë destabilizimi të vërtetë brenda vendit.

Ky lloj destabilizimi pastaj mund të jetë vërtet i rrezikshëm, pasi është real dhe mbështetet tek frika se Perëndimi na ka braktisur dhe na ka lënë në dorë të një grupi të strukturuar kriminal.

Pra, rreziqet reale që i vijnë Shqipërisë në këto momente janë ato që i vijnë nga deformimet e brendshme të demokracisë dhe nga fenomene të tjera që nëse nuk zgjidhen shpejt e çojnë vendin detyrimisht drejt një përplasje të ashpër.

Ky deformim është eksplozivi që e bën Shqipërinë rrezik për shqiptarët dhe rajonin dhe pikërisht për këtë Perëndimi po mban një qëndrim të prerë pa ekuivoke; bllokim integrimi deri në realizimin e nëntë kushteve, që do të thotë zgjedhje të parakohshme me një reformë zgjedhore të dakordësuar në këmbim të integrimit.

Etiketat e lidhura

Red Varaku
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 1 ore

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 1 ore

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 2 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 2 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 22 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij
Para 13 orësh

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.