“Dy pashallarët e Beratit”

Këto ditë lexova me kureshtje librin e fudit të Asllan Sulos “Dy pashallarët e Beratit”. Edhe pse i ka kaluar të 80-tat,  s’rri pa shkruar, pa shfletuar, pa botuar diçka në dobi të historisë të qytet të Beratit, por dhe më gjerë. Ky është i shtati libër që boton mësuesi im i historisë. Mësuesi i mësuesve që mbeti gjithë jetën duke mësuar vet, por dhe mësuar të tjerët. Ka botuar: “Berati në shek e XV”, “Iliaz Vrioni”, “Qyteti muze i Beratit”, “Dy netë që ngrinë Romën” e tjerë . Tani me një gjuhë të thjesht e të kuptueshme e me fakte bindëse, vjen me “Dy pashallarët e Beratit”. Nëse histografia jonë ka shkruar dy faqe për ta, libri në fjalë vjen në një numër të pakrahasueshëm faktesh, duke nxjerr në pah dy figurat e historisë, Ismahil Pashë Velabishtin dhe Ahmet Kurt Pashën. Autori ka hulumtuar në arkivat e Bibliotekën Kombëtare, kujtimet që na kanë ardhur që në ditët tona. Figurat e përmendura paraqiten jo thjeshtë s’i sundimtar të pashallëkut , apo si zyrtarë të lartë shtetëror, por dhe çfarë bënë për mbrojtjen e pashallëkut nga tendencat separatiste të të tjerëve për ta ndarë e përçarë pashallëkun në interes të tyre . Pashallëku i Beratit Shtrihej nga Gosa e Kavajës në Veri, deri në Këlcyrë të Përmetit në Jug. Nga Vlora në perëndim, në Gorë dhe Opar të Korçës në lindje. Pra e gjithë Shqipëria e jugut. Sundimi në pashallëk zgjati mbi gjysmë shekulli, duke siguruar qetësi e rend kaq të domosdoshëm për jetën e një vendi. Berati i në gjysmës së dytë të shekullit XVII- deri në gjysmën e parë të shek XVIII ishte një qendër e rëndësishme ekonomike me mbi 900 dyqane .Ai ishte kthyer dhe një qendër administrative e kulturore me disa medrese, biblioteka me dijetarë e poet. Në këtë mjedis lindi dhe u zhvillua letërsia shqipe me alfabetin arab. Ismahil Pashë Velabishti ishte jo vetëm sundimtarë, por dhe njeri i ditur, poet. Që në moshën 17-vjeç u rrit në oborrin sulltanor në Stamboll. Atje mësoi dhe u edukua. Mësoi tri gjuhë, greqisht, osmanisht e persisht. Krijoi një bibliotekë të pasur, siç do të shkruante më vonë revista “Hylli i Dritës” që dilte në Shkodër në numërin e 4 prillit 1938. S’i poet shkruante tema erotike e filozofike. Këto i lexonte vetë, por dhe me poet të tjerë beratas në buzët të lumit Osum. Meritë e madhe e Ismahi Pashë Velabishtit ishte ideja dhe sakrificat ngritjen qendrën e qytetit të Beratit përtej lumit Osum, në perëndim, në atë pllaj të madhe poshtë këmbëve të malit Shpiag. Qyteti i ardhshëm do të kishte diell gjithë ditën, pamje të largët deri në orizont, gjelbërim pa kufi . Pashai nisi punë për të venë në jetë këtë plan madhor, por u pengua nga ata që s’kishin një vizion për të mirat që do të kishte qyteti i vet me një të ardhme të ndritur. Si trim që ishte ra në një luftë për të mos lejuar copëtimin e pashallëkut të Beratit.

Ahmet Kurt Pasha u përpoq shumë për të ruajtur shtrirjen e pashallëkut të Beratit, nga përpjekjet e Ali Pashë Tepelenës për ti shkëputur territore në jug dhe nga Bushatllinjtë e Shkodrës në Veri. Ai u përpoq shumë për t’i bashkuar pashallëkut të vet, Shqipërinë e Mesme, duke futur Tiranën dhe Elbasanin më krahinat e tyre. Arriti sukseset e para në drejtim të Elbasanit, Myzeqesë, Sulovës, duke i vënë nën ndikimin sunduesit e tyre. Luftoi dhe për Tiranën , por nuk pati sukses, deri sa u pajtua me Bushatllinjtë për të ruajtur secili shtrirjen e sundimit të vet, deri ku ishin para luftës midis tyre. Suksesi më i madh i Ahmet Kurt Pashës ishin ndërtimet publike brenda pashallëkut. Ai ndërtoi Urën e Beratit siç quhet ndryshe Ura e Gorisës, që lidh dy anët e qytetit. Ndërtoi Urën Vajgurore 11 km larg Beratit dhe Urën e Kuçit që u hodh në erë në mbarimin e Luftës së Dytë Botërore .Të tria këto ura lidhin segmente territoriale të ndara nga Osumi e Semani brenda pashallëkut të Beratit. Rindërtoi pjesë të shkatërruara të mureve të Kalasë së Beratit. Ndërtoi dhe mirëmbajti teqenë e Halvetive dhe Manastirin e Ardenicës . Në librin e mësuesit tim të nderuar gjeta dhe mjaft ngjarje historike të pa dëgjuara më parë . Kjo është e veçanta e këtij libri që kur e fillon , nuk shkëpute dot , sa ta mbarosh së lexuari , për të mësuar më shumë për qytetin tënd e më gjerë.

Evdal NURI

SHKARKO APP