Dy raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, çifti nga Dibra e Madhe u kthyen nga Italia

Maqedonia e Veriut regjistron dy raste të reja me koronavirus. Ky është informacioni i bërë i ditur në orët e pasdites nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas njoftimin zyrtar, bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh nga Dibra që janë kthyer nga Italia disa ditë më parë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për mediat në orën 19:30, ku do të jepen detaje mbi paraqitjen e rasteve të reja me virusin.

Paraprakisht, qeveria ka pranuar rekomandimin e Ministrisë së Shëndetësisë për të ndaluar të gjitha tubimet dhe ngjarje e mëdha publike, si dhe zhvillimin e ndeshjeve pa tifozë deri më 13 Mars.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?