“Dy rrugët e Idromenos” tek Marubi

Të vizitosh Shkodrën është e pamundur të mos takohesh me Idromenon.

Artistin shumë dimensional e gjen kudo në qytetin e tij të lindjes, pasi veprat që ka lënë pas flasin aq bukur dhe hijshëm, ndonëse vitet kanë bërë të tyren mbi to.

Por në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Idromeno erdhi më i veçantë, në telajo, aty ku pasioni i tij shkrihej për t’u përkthyer në një kryevepër.

“Dy rrugët e Idromenos” është ekspozita e çelur mbrëmjen e së enjtes, me kurator Adrian Pacin dhe nën kujdesin e drejtuesve të Muzeut dhe Ministrisë së Kulturës.

Në çelje, drejtori i Muzeut Luçian Bedeni shfrytëzoi momentin për të bërë një apel, që 1300 negativët e Idromenos të sillen në Shkoder për t’u ruajtur, pasi aktualisht ndodhen në Tiranë.

“Idromeno na shfaqet sa fatograf aq edhe piktor në këtë ekspozitë, e cila është një rast i mirë që kjo figurë të studiohet e analizohet edhe më thellë”, tha në fjalën e tij kuratori Paci.

Në këtë marrëdhënie mes të mirës dhe të keqes, duhet të na bëjë të mendojmë në çfarë pozicioni është arti dhe artisti.

Të pranishëm ishin figura të njohura të artit në Shkodër dhe vetë Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro.

Kolë Idromenno është padyshim artisti më i rëndësishëm gjatë kapërcimit të shekullit të XIX-të.

Ai njihet nga të gjithë për karakterin e tij multi-dimensional, pasi ishte piktor, arkitekt, urbanist, fotograf, skenograf, siparist, muzikant, e kompozitor këngësh shkodrane.

Gjithashtu, ishte dhe fillimtari i shfaqjeve të para kinematografike në Shqipëri, 1919.

SHKARKO APP