Dyfeku 200 vjeçar i Ali Pashë Tepelenës, gjëndet në Athinë

 

Një relikë e çmuar historike dhe autentike do t’i shtohet Muzeut të Ali Pashë Tepelenës në Ishullin e Liqenit të Janinës. Bëhet fjalë për një dyfek prej ari e argjendi që e ka përdorur Ali Pashë Tepelena në të gjallë të tij. Objekti, i cili daton i stampuar në qytën e armës në vitin 1804 është në gjendje shumë të mirë dhe konsiderohet një ngjarje historike duke ditur veprimtarinë intensive dhe rëndësinë që ka figura e Ali Pashë Tepelenës për kohën kur jetoi.

Lajmi publikohet ne faqen e Facebook-ut nga deputeti  Fatmitr Toçi i cili shkruan se,  dyfeku ishte në pronësi të një familjeje nga Janina që zbriti në Athinë në vitet 30 të shekullit të kaluar.

Para-ardhësit e kësaj familjeje, sipas drejtuesve te Muzeut, kishin lidhje me oborrin e Ali Pashës dhe me vullnetin e tyre ja kanë dorëzuar Muzeut të Ali Pashës, i cili ndodhet në ishullin e Liqenit të Janinës, pikërisht në shtëpinë e tij, ku u vra nga turqit dhe ata që e tradhtuan më 24 janar të vitit 1822, në moshën 82 – vjeçare.

Me këtë rast, Muzeu i Ali Pashës në ishullin e Janinës, në bashkëpunim me autotitetet lokale te qytetit, organizojnë një ceremoni, ditën e shtunë, më 24 nëntor, ora 11.30, në shtëpinë Muze’ të Pashait të madh në ishullin e Liqenit te Janines.

Ali Pashë Janina, (1740 – 24 janar 1822) sundimtar i fuqishëm feudal në Shqipërinë Jugore, themelues i Pashallëkut faktikisht autonom të Janinës, kryengritës kundër pushtetit të Portës Osmane në Shqipëri.

 

SHKARKO APP