Dylgjeri: Hajde majken!

Nga Ylli Dylgjeri-

Hajde majken!

Mu kujtua prap sot ajo histori e dhimbshme e ndodhur shume vite më parë, në rrugën për në Prishtinë. Ishin ditët e para të çlirimit të Kosovës. Punoja në gazetën Koha Jonë. Po shkoja me një delegacion qeveritar shqiptar, që me porosi të zonjës Medeleine Albright do të bisedonim për të bindur faktorin politik në Kosove, që të ulnim tensionet, e të mos vrisnin familjarët e serbëve që kishin mbetur në Kosovën e çliruar nga NATO. Rrugës për në Prishtinë, në dalje të Gjakovës, nje konvoi serb, me autoblinda e armatim të rëndë, shoqërohej nga trupat e Natos drejt Beogradit.
Policia ushtarake na urdhëroj të hapnim krahun për të kaluar konvoji serb. Ashtu bëmë. Me mua në makinë ishte edhe një operator i TVSH-së. …
Kur konvoi i blinduar me ushtarë mbi kupolat e tankeve serbe po na parakalonte, operatori i TVSH del nga makina dhe ndez kameran për ti filmuar. Por… për pak na ngjahu hataja! Një nga ushtaret serb sheh kameramanin që po i filmon dhe thërret me të shara:
-Hajde majkën! Majkën!
Operatori ynë patriot ja kthen vrik:
-Të q..fsha Milosheviçin!
Kaq duhej. Ushtarët serb u ndezën. Mbushin armët.
Unë tërheq nga këmbet në makinë operatorin. Na iku gjaku!…Por… konvoji serb parakalon, dhe ne na fillon
t’na lëviz sërisht gjaku. Duke e qetësuar veten, i kthehem operatorit;
-Po ç’pate o gomar që shave?
Ai ma kthen me trimëri:
-Se dëgjove? Na shanë kryeministrin Majko!

Ndaj s’durova e ja ktheva. Kaq duhej, të qeshja deri në Prishtinë. Kishte ngatërruar majkën (nënën) me Majkon!
Mu kujtua sot, kur “ka humbur” Ministri i Emigracionit Majko e shqiptarët po dergjen prej ditësh në kufirin neutral, për të hyrë në atdheun e tyre. Tmerr! Hajde majken!
S’di ku ta gjej prap atë ushtarin serb?

SHKARKO APP