Dylgjeri: Virusi na zuri nga këshillat e mjekëve adhamudhe, Jo nga Pandemia!

Nga Ylli Dylgjeri –
Virusi na zuri nga këshillat e mjekëve adhamudhe, Jo nga Pandemia!

Këshillat:
Në fillim na thanë nuk duhen maska dhe doreza!
Më tej na thanë nuk ka nevojë për tampone!
Më tej na thanë se virusi bie kur nxehet koha.
Na binden se nxorën zëdhënje tërë plakat e shëndetësisë. Na kufizuan lirinë.

Më tej, si shkuan këshillat:

Kurba na doli kurvë. Lëvizte vend e pa vend e nuk i tregonte pacientet (klientet) etj, etj.
Rinovuan zëdhënjen. Mbajtën bosh shtretërit spitalor.
Realizuan blerjen e paisjeve shëndetsore.
Rezultati:
Vendi i parë në Europë që sna futi virusi në gropë!

Nderkohë bota i kish bërë të detyrueshme edhe maskat edhe tamponet edhe lirinë edhe kurbën.
Virusi ra.

Po tani?
Tani, 56, 65, 72, 80, 85, 90 ….të infektuar çdo ditë.
Për të vdekurit ska më frikë. Po ngjajmë si Afrikë.
Virusi doli nga shpija ne Spital. Doktorët ikën nga mediat e rranë në hall. Pacientet po intubohen,
mjeket nuk turpërohen! Ku është Komiteti?

SHKARKO APP