“E bëri fakt të kryer, pas 5 vitesh burri vendosi të jetonte me dikë tjetër”, historia e gruas: Ishim martuar me dashuri

Jeta duket se nuk ka qenë aspak e lehtë për të, por Edlira, nëna e një djali, duket se ja ka dalë. Ajo ka rrëfyer historinë  e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty”, ku tha se pas 5 vitesh martesë, burri i saj vendosi të jetonte me dikë tjetër. Ka qenë një periudhë e vështirë, por ajo mori forcë për të ecur përpara për djalin që kishin sjellë në jetë.

Edlira iu përkushtua jo vetëm kujdesit për djalin, por edhe shkollimit të saj. Në moshën 29-vjeçare, ajo vendos të bëjë universitetin, por ato 4 vite kanë qenë vite lu.fte për të.

Një ndihmë dhe mbështetje të madhe i ka dhënë jo vëtëm familja, por edhe ish-bashkëshorti, i cili përveç se jepte pensionin për djalin, gjithashtu lidhi dhë një rrogë për ish-gruan e tij, që ajo të mund të vazhdonte shkollën.

Edlira: Si çdo vajzë e re, edhe unë u dashurova dhe u martova me njeriun, që shpresoja të kaloja jetën. Pas 5 vjetësh martesë, ish-bashkëshorti im vendosi të jetonte me dikë tjetër. Në heshtje e pranova sepse e bëri fakt të kryer, ishte e kotë që unë të vazhdoja të këmbëngulja. Kështu pas shumë mendimesh me veten time, ose duke biseduar me vetë ndërgjegjen time vendosa që djalin do ta rrit e vetme. Sepse nga kjo martesë na erdhi në jetë një fëmijë, djalë, që unë e rrita me shumë përkushtim. Pasi vitet kaluan unë shikoja që nuk ishte kjo jeta që unë kërkoja dhe vendosa që unë të vazhdoja shkollën, universitetin.

Në çfarë moshe?
Edlira: Në moshën 29 vjeç! Nuk mund ta shpreh dot me fjalë sa punë të madhe, kolosale kam bërë për të vazhduar shkollën. Katër vite shkollë kanë qenë katër vite luftë. Babai im, ndjesë pastë sepse nuk jeton më, e kishte shumë dëshirë të madhe të vazhdoja shkollën dhe kur kthehesha nga provimet ishte i pari që më priste tek dera. Nëse unë do të isha fytyrë qeshur kuptohej që do ta kisha mrrë provimin, nëse do të isha pak e mërzitur do vinte të më hidhte duart në qafë dhe do më thoshte s’ka problem do të vazhdosh përsëri.

Dhe kështu kaluan vitet, unë mbarova shkollën, ndërkohë shkollohej edhe djali edhe unë, të dy bashkë. Por doja të theksoja që gjatë këtyre viteve, unë nuk ia urreva kurrë të atin, nuk ia urreva sepse doja që fëmija im mos të kishte probleme në moshën e adoleshencës sepse në fund të fundit është i ati. Edhe pse ai gaboi në jetë, ai përsëri iu përkushtua rritjes së djalit, shkollimit të djalit, por jo vetëm shkollimit të djalit, por edhe shkollimit tim.

Në çfarë mënyrë?
Edlira: Gjatë kohës që jepte penison për djalin, jepte dhe për mua, më lidhi dhe mua një rrogë. Më lidhi këtë rrogë sepse e dinte që ëndrra ime ishte shkollimi. Gjatë gjithë këtyre viteve, derisa unë dola në punë, derisa unë fillova profesion tim si mësuese, kam patur ndihmën e ish-bashkëshortit. /tvklan.al

SHKARKO APP