E braktisur nga fati dhe bashkia, nëna e katër fëmijëve ka humbur punën nga pandemia

Elmie Halimi prej vitesh e dhunuar nga bashkëshorti sot ka mbetur e vetme me 4 fëmijë.

Personi që ajo vendosi të kalonte jetën prej 1 viti e gjysmë e ka braktisur duke e lënë atë në mëshirë të fatit.

“Ndahu dhe bashkohu. Kam pasur dhunë në familje. Ka braktisur fëmijët dhe mua, nuk bëhet i gjallë fare. Jam në kushte shumë të vështira, nuk më zë gjumi natën. Ku do të mbytem?”

Pamundësitë ekonomike e ka detyruar shume herë që të mendojë dhe vetëvrasjen.

“Jam detyruar 2-3 herë me vra veten, jam e sëmurë, nga ankthi dhe zemra. Rrezik vdes në gjumë aty. Këto makarona mi kanë sjellë komshinjtë. Nuk e di ku do të mbytem.”

Vuajtjet e së ëmës i kanë përjetuar dhe fëmijët, por sërish ëndrra e tyre është të shohin dy prindërit bashkë.

“Sikur mami dhe babi të ishin bashkuar prapë do të rrinim bashkë si familje. Më merr malli për babin.”

35-vjeçarja tregon se e vetme është përpjekur të rrisë fëmijët, por pas pezullimit të bizneseve ajo mbeti pa punë dhe tashmë kërkon ndihmë për të ushqyer familjen.

“Kam punuar në punë të zezë. Shkova dje në bashki të paktën për një asistencë sa për të nxjerrë bukën, bashkia më mbylli derën, nuk ke punë këtu. I lutem shtetit, të paktën bukë për fëmijët.”

/Ora News

SHKARKO APP