E dashura e Nasit humbet tualetet në Shqipëri, atij i ikën truri pasi blen të rejat

Blogeri Nas Daily, teksa po pregatitet të largohet nga Shqipëria është ndalur edhe një herë tek një veçanti, e cila nuk është vetëm e vendit tonë, por e të gjitha shteteve në përgjithësi.

Ai ka marrë shkak nga humbja e çantës së tualeteve të të dashurës së tij, për të bërë një kontroll të çmimeve për produktet e femrave në vendin tonë.

Në përfundim, disa nga produktet që e dashura e tij bleu, kushtonin as më pak e as më shumë se 300 dollarë, çmim shumë i lartë sipas Nasit, i cili shprehet se aq nuk kushton e gjithë garderoba që ai kishte marrë me vete.

E në të vërtetë, jo vetëm në Shqipëri, por gjithandej produktet e femrave, edhe pse mund të jenë të ngjashme me të meshkujve, kushtojnë shumë më shumë se të tyret.

https://www.facebook.com/nasdaily/videos/1119998284822944/?t=0

SHKARKO APP