E diela e dafinave në katedralen e “Shen Palit”, për shkak të covid-19, pak besimtarë gjatë meshës së shenjtë

Koronavirusi tashmë prej javësh ka ndryshuar traditat dhe ritet e ndryshme të njerëzimit.

Pjesë e këtyre ndryshimeve janë bërë edhe ritet fetare për besimtarët e krishterë katolikë të cilët këtë fundjavë kremtuan të dielën e Dafinave.

Mesha e mbajtur në Katedralen e Shën Palit në Tiranë e drejtuar nga imzot Xhorxh Frendo, ndryshe nga vitet e tjera kishte fare pak besimtarë dhe anëtarë të kishës katolike që qëndronin në distancë nga njëri-tjetri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Imzot Frendos pavarësisht situatës së vështirë që po kalon vendi ynë nga COVID-19, kjo është një javë e rëndësishme për besimtarët katolikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Simbolika e të dielës së Dafinave për besimtarët katolikë, përkujton ditën që Jezu Krishti hyri në Jeruzalem dhe që shënon fillimin e Pashkës që kulmon të shtunën në mesnatë me Ringjalljen, e më pas me festimet të dielën e 12 prillit.

E diela e dafinave ne katedralen e “Shen Palit”, shume pak besimtare gjate meshes se shenjte

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?