E dini cila anë e fytyrës është më tërheqëse?

Ne më shumë përdorim anën e majtë të fytyrës sonë për të dalë në foto sesa të djathtën dhe ka një arsye shkencore që shpjegon këtë gjë. Një teori e quajtur “animi në të majtë” është përmbledhur nga një studim i kryer nga Annukka Lindell, në Universitetin “La Trobe” në Melburn.

Lindell shqyrtoi 2.000 veta për të parë se cila anë e fytyrës shfaqej më shpesh dhe zbuloi se 41% të tyre shfaqnin anën e majtë të fytyrës, në krahasim me të djathtën (32%). Studimi shpjegon gjetjet duke pohuar se ana e majtë e fytyrës kontrollohet nga hemisfera e djathtë e trurit, e cila është përgjegjëse për emocionet e një personi. Në thelb, ana e majtë e fytyrave shpreh emocionet më të plota, prandaj ne e shohim atë si anën tonë më të mirë.

Image

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?