E hëna blu, si të shmangim ditën më monotone të vitit
E hëna blu është e njohur ndryshe si dita më monotone e vitit. Psikologia Enertila Bekteshi, ka sugjeruar që njerëzit ta shmangin sa më shumë ngarkesën për ta mposhtur këtë ditë. “Është diçka e shpikur, ka nisur si studim që në vitin 2005. Është një hipotezë që duke u bazuar të impakti, mendimi apo edhe psikologjia jonë, ka ndikimet e saj”,-tha në ”abcnews”.
Psikologia gjithashtu tha se kjo ditë nuk duhet parë vetëm në këtë këndvështrim sepse muaji janar për të duhet të japë një lloj shprese.
”Pavarësisht studimeve që kanë një lloj impakti tek njerëzit, këtë ditë duhet ta mposhtim, të bëjmë një aktivitet më të mirë, një shëtitje më shumë, të ushehemi shëndetshëm. Motivimi duhet të jetë më i mirë, nuk duhet të përjashtohen gjërat pozitive. Edhe pse e vetë e hëna është më stresuese për të gjithë. Pas një pushimi reklasues të duhet të ndryshosh një faqe të rutinës”.
Bekteshi këshillon që njerëzit të mos e mendojnë ngarkesën. Të vazhdojnë rutinën e ditës, të bëjnë gjëra pozitive. Ajo shprehet se ka njerëz që këtë ditë e njohin dhe mundohen ta anashkalojnë. ”Gjërat ndryshe duhet bërë më shumë sot. Hipoteza mendimet apo studimet janë në dorën e gjithsecilit për ti ndryshuar. Mendimet negative që ne japim na inicijojnë më tëpër mendimet dhe ndikojnë më tepër”.