E keni menduar ndonjëherë pse mbulesat e hoteleve janë gjithnjë të bardha?

E keni menduar ndonjëherë pse hotelet përdorin çarçafë të bardhëBardhësia është e këndshme, të krijon një ndjesi të mirë si dhe është një ngjyrë e cila preferohet nga të gjithë. Por arsyeja e vërtetë në fakt nuk është kjo.

Pavarësisht atyre që thamë më sipër hotelet e kanë zgjedhur këtë ngjyrë si një mënyrë për të treguar standardin e tyre.

Është shumë e vështirë që ato çarçafë të bardhë prej sateni të qëndrojnë të pastër apo pa asnjë njollë të vetme nëse janë përdorur edhe më parë.

Ashtu sikurse më parë të pasurit zgjidhnin të visheshin me të bardha për të treguar se ata mund të përballojnë t’i mbajnë to të pastra ashtu ndodh edhe në këtë rast.

Hotelet e kanë zgjedhur ngjyrën e bardhë për të treguar luks

“Westin” është një kompani e cila është e njohur për shtresat e bardhë të shtretërve të hoteleve dhe sipas zëvendës presidentit të kësaj firme, krevati i shtruar me të bardha i krijon mysafirëve ndjesinë se dhoma  tyre është rinovuar kohët e fundit.

Gjithashtu mbulesat e bardha të krevatit janë një fara sigurie për vizitorët që dhoma e tyre është pastruar dhe se çarçafët janë të larë.

SHKARKO APP