E keni vënë re transformimin e Valbona Memës?

Valbona Mema është një prej emrave më të njohur të ekranit shqiptar, e cila ka sjellë hite të ndryshme për tregun muzikor.

Edhe pse ka kohë që mungon në muzikë, ajo ka treguar se po kujdeset shumë për format e saj. Në disa postime në Instagram, Valbona shfaqet në liqenin e Tiranës, duke vrapuar për të mbajtur trupin në formë.

Ndryshe nga shumë vite më parë, këngëtarja e muzikës popullore është dobësuar dhe ka shtuar disa tatuazhe në trup. Transformimi është pritur mjaft mirë nga publiku, i cili i bën komente tepër pozitive.

Edhe pse nuk ka sjellë projekte të reja, paraqitjet e saj në koncerte të ndryshme nuk kanë munguar.

SHKARKO APP