E mbani mend nënën e Elsës te “Pallati 176”, ja si duket sot aktorja Pavlina Mani
Pavlina Mani është një aktore e mirënjohur shqiptare e cila spikati në shumë role, duke filluar në 1966 në “Oshtimë në bregdet”, kur ishte ende studente, por edhe me pjesën Pallati 176, ne rolin e nënës së Elsës, një komedi e cila vazhdon dhe sot të pëlqehet nga të gjithë.
Seriali i njohur ‘Njerëz dhe Fate’ ishte një nga serialet e para shqiptare që do të mbetet gjatë në memorien e të gjithë publikut, për arsyen se trajtonte problematika të familjeve shqiptare dhe Pavlina luante rolin e Dritës, nënës së Florit.
Ajo spikati shumë me rolin e saj në këtë serial.
Ky ishte roli i fundit i aktores Pavlina Mani, e cila pas mbarimit të xhirimeve të serialit u largua së bashku me familjen e saj drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo jeton në Amerikë prej më shumë se 16 vitesh dhe pamja e saj ka ndryshuar jashtëzakonisht shumë./BW