E pabesueshme, tre festa në një ditë, fiton lotarinë dhe…

Një kanadez nuk mund ta festonte më mirë ditëlindjen dhe ditën e daljes në pension. Në ditën e shënuar për të Ping Kuen Shum fitoi lotarinë.

Ai bleu një biletë lotari me 28 prill, në ditën e fundit të punës dhe ditën e lindjes së tij. Dhe atë natë British Columbia Lottery Corporation konfirmoi se ai kishte fituar 1.5 milionë dollarë amerikanë ose 2 milionë dollarë kanadezë. Ping po planifikon një udhëtim në Kinë me paratë e fituara.

“Është e pabesueshme që të tre ngjarjet ndodhën në të njëjtën ditë,”-tha ai. “Kam punuar shumë për kaq shumë vite dhe mezi pres që ta ndaj këtë pasuri me familjen time.” Organizata tha se nuk mund të zbulonte moshën dhe profesionin e Ping.

SHKARKO APP