E padëgjuar, gomari “shitet” për zebër

Me siguri mund të kemi menduar se rasti në fjalë ka ndodhur në Shqipëri por jo. Një kopsht zoologjik në Egjipt është akuzuar se ka pikturuar një gomar me qëllim që të duket si zebër, pasi fotot e kafshës u bënë virale në rrjet.

Mahmoud Sarhan postoi foto të kafshës në “Facebook”, pas një udhëtimi të kohëve të fundit në parkun e Kajros. Përdoruesit e mediave sociale vunë re se zebra, kishte veshë të gjatë dhe leshatorë dhe se vijat e saj, në disa vende ishin shlyer, duke ndezur debate online se për çfarë kafshe bëhej fjalë.

“Që me shikim të parë e kuptova që ishte një gomar dhe jo një zebër, pasi unë jam një artist. I njoh konstruktet dhe karakteristikat e të dyja kafshëve ndaj edhe lehtësisht dola në këtë konkluzion”, tha vetë autori i fotove. Sidoqoftë, kopshti zoologjik, mohoi që zebra të ishte gomar.

SHKARKO APP