E papritura/ “Partia” që mori 54 382 vota, por s’do të ketë asnjë deputet në parlament

Ndërsa raportohet se janë numëruar mbi 60% e votave, e papritura e këtyre zgjedhjeve është se janë regjistruar numër rekord fletësh votimi të pavlefshme.

Konkretisht, referuar të dhënave nga KQZ, deri më tani janë shpallur të pavlefshme 54 382 fletë votimi. Në total numri i fletëve të numëruara është 1 060 983, por vetëm 1 milion fletë votimi janë të vlefshme.

LSI që është parti e tretë ka 69 394 vota, ndërsa PS e Tom Doshit që ka nxjerrë dy deputetë ka 22 408 vota.

SHKARKO APP